
Sot janë konfirmuar 239 raste të reja me koronavirus.
IKSHPK njofton se nga 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 239 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik.
Ndërkaq, në 24 orë janë shëruar edhe 102 pacientë të tjerë kurse 8 të tjerë kanë ndërruar jetë./ORAinfo/