Edhe Ramiz Lladrovci rezulton pozitiv me koronavirus

15:59 | 28 Korrik 2020

Ramiz Lladrovci njofton se është infektuar me koronavirus.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Lladrovci ka thënë se aktualisht ka vetëm pak temperaturë, derisa ka njoftuar se është në izolim.

“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë”, ka shkruar Lladrovci.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP’së dhe institucioneve të tjera shëndetësore.

Komento: