Sqarohet: Qytetarëve të Luginës nuk u kërkohet testi për të hyrë në Kosovë

10:40 | 29 Korrik 2020

Vendimi i Qeverisë u keqinterpretua, qytetarëve të Luginës nuk u kërkohet testi për të hyrë në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, në media u raportua se në pikat kufitare shqiptarëve të Luginës po u kërkohet testi negativ për koronavirus për të hyrë në Kosovë.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Ragmi Mustafa, ka mohuar këto raportime, derisa ka pranuar se pasur tollovi në pikat kufitare, pasi që vendimi i Qeverisë është keqinterpretuar, shkruan Reporteri.

Mustafa ka konfirmuar se qytetarët e Luginës mund të kalojnë kufirin me Republikën e Kosovës pa pasur nevojë për testim apo vetizolim.

Njoftimi i plotë:

Sqarim:

Masat e reja të Qeverisë së Kosovës: testimi për Covid-19, nuk aplikohet për qytetarët e Preshevës e Bujanocit e Medvegjës.

Deri tek problemet e mëngjesit të sotshëm në pikat kufitare ka ardhur si pasojë e keqinterpretimit të Vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo nënkupton që, qytatarët e Luginës mund të kalojnë kufirin me Republikën e Kosovës pa pasur nevojë për testim apo vetizolim.

Por sidoqoftë, ju lusim të respektoni rregullat e ekspertëve shëndetësor: të mbani distancën sociale, vendosjen e maskave dhe mirëmbajtjen e higjienës personale.

Komento: