A do të lejohet falja e Kurban Bajramit në Xhami? Ky është vendimi i fundit i Qeverisë

13:14 | 29 Korrik 2020

Qytetarët nuk mund të marrin pjesë në ceremoni dhe veprimtari fetare pas masave të fundit.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të reja për mbrojtje nga COVID-19. Me masat e reja, do të ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim të Qeverisë, i bie që nuk do të mund të falet as namazi i Kurban Bajramit, ndonëse Bashkësia Islame e Kosovës kishte njoftuar se namazi do të mund të falej, duke respektuar rekomandimet e IKSHP’së.

Përveç ndalimit të pjesëmarrjes nëpër ceremoni fetare, janë ndaluar edhe të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private.

Komento: