Në moshën 38 vjeçar vdes vëllai i deputetit të AAK-së

17:06 | 29 Korrik 2020

Deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj i ka vdekur vëllai.

Këtë ai e ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, teksa ka bërë të ditur se i ndjeri vuante nga sëmundja e kancerit.

Siç ka treguar Shkumbin Demaliaj, vëllau i tij, Jahiri ka vdekur në moshën 38 vjeçare.

Postimi i plotë:

Njoftim familjarë.!!

Miqë, shokë vëllëzër,dashamirë, të dashur bashkëluftëtarë ju njoftoj të gjithëve se në betejë me sëmundjen e kancerit,ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeçare vëllau ynë

JAHIR Bajram DEMALIAJ

Trupi i Jahirit është ende në Paris të Francës dhe për detajet rreth varrimit ju njoftojmë me kohë.!!

Komento: