Rishikimi i buxhetit, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme

17:56 | 29 Korrik 2020

Nesër mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit të rishikuar.

Nesër në ora 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Drejtoria për media e Kuvendit.

Në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit për buxhetin.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftim.

Nga Kuvendi kanë bëtë të ditur se edhe në këtë seancë për shkak të pandemisë, prezenca e mediave nuk do të jetë e mundur.

“Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet në njoftim.

Komento: