Këto janë shifrat e frikshme të vdekjeve vetëm për një muaj nga koronavirusi në Kosovë

09:05 | 30 Korrik 2020

Shifra të frikshme të vdekjeve vetëm për një muaj nga koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 192 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 7 mijë e 846 numrin e rasteve pozitive me COVID-19 të regjistruara deri më tani.

Por, bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1 korriku deri më sot në Kosovë kanë vdekur 142 pacientë të infektuar me koronavirus.

Nga 54 vdekje sa ishin shënuar deri më 1 korrik, tani IKSHPK-ja ka konfirmuar 196 viktima të koronavirusit.

Alarmante për këtë periudhë është edhe rritje e numrit të raste të reja të infektimeve, gjithsej 4 mijë e 855 raste të reja pozitive me COVID-19.

Shifra prej 2 mijë e 991 raste sa ishte më 1 korrik, më 29 të këtij muaji arriti në 7 mijë e 846 raste.

Ndërsa, sa u përket të shëruarve, gjatë këtij 29-ditëshi u shëruan 2 mijë e 623 të infektuar, duke e çuar në 4 mijë e 267 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga koronavirusi.

Momentalisht në Kosovë janë 3 mijë e 383 raste aktive me koronavirus.

Komento: