Vuçiq: Kjo është arsyea se pse po marrin pjesë në dialogun me Kosovën.

10:43 | 30 Korrik 2020

Vuçiq tregon arsyen se pse po marrin pjesë në dialogun me Kosovën.

Politika e Serbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin për qytetarët e saj dhe tërë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pranuar që në thelb të marrim pjesë në dialogun e sponsorizuar nga BE për marrëdhëniet tona me Prishtinën, në mënyrë që të zgjidhim problemet shekullore në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo është arsyeja pse delegacioni ynë, i udhëhequr nga Marko Gjuriq, është absolutisht i përgatitur për të diskutuar të gjitha çështjet ekonomike, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat e zhdukur”, tha Vuçiq në fjalimin e tij para publikut, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Komento: