Edhe dy persona vdesin në këtë pjesë të Kosovës

12:57 | 31 Korrik 2020

COVID-19, në zonat e banuara me serbë regjistrohen edhe dy vdekje.

Në 24 orët e fundit, dy persona të tjerë të prekur me COVID-19 kanë vdekur në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 15 raste të reja u regjistruan, ndërsa 16 persona u shëruan.

Këtë e bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp, epidemiologu serb, Aleksandar Antonijeviq .

Aktualisht janë 528 raste aktive, ndërsa 126 persona janë shëruar, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.

Që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 27 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Komento: