Prangoset personi i dyshuar për vjedhjen e 95 eurove në xhami

13:19 | 01 Gusht 2020

Policia ka arritur ta prangosur personin e dyshuar për vjedhjen e 95 eurove në xhaminë e Prishtinës.

Vjedhja ka ndodhur më 21 korrik, ndërsa i dyshuari është arr.estuar dje. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Masar Begolli, Prishtinë 21.07.2020-20:28.Është arr.estuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes derës së hyrjes ka depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga aty ka vjedhur 95 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Komento: