Edhe Fatmir Liamaj i uron shërim të shpejt Avdullah Hotit

11:50 | 03 Gusht 2020

Fatmir Limaj: Uroj që Hoti dhe gjithë qytetarët që janë prekur nga koronavirusi ta kalojnë sa më lehtë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti pas infektimit të tij me COVID-19.

“Uroj që ai dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë prekur nga ky virus ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Iu bëj thirrje edhe një herë qytetarëve të Kosovës që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore, të përdorin masat mbrojtëse nga ky virus, sepse vetëm kjo është rruga më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Komento: