
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë Kryeministrit Avdullah Hotit, pas infektimit me COVID-19.
Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutcioneve shëndetësore dhe u ka uruar shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet të gjithë të prekurve.
Njoftimi i plotë:
Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19.
Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë.
Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet.
HTH