Një 28 vjeçar vdes nga koronavirusi

12:07 | 03 Gusht 2020

Një tjetër viktimë nga covid, humb jetën 28-vjeçari nga Shkodra.

Një 28 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e virusit covid 19.

Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij të OSHEE, të cilët kanë shprehur ngushëllimet, përcjell tch.

Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve 😢 U prehtë në paqe🙏”, mesazhi i kolegëve.

Komento: