Komuna e Prishtinës deklarohet në lidhje me grevat

13:22 | 31 Janar 2019

Grevat në vend kanë prekur pothuajse të gjithë sektorët e shërbimit publik, nga mësimdhënësit, kirurgët, universitetet, shërbyesit civil. Me këtë rast ka folur Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Tahiri ka thënë se greva e sotme është e organizuar nga Këshillit Grevist i shërbyesve civilë të Komunës së Prishtinës, me kërkesa drejtuar deputetëve dhe qeverisë për ta bërë dallimin mes shërbyesve civilë të kryeqytetit, dhe shërbyesve civilë të komunave tjera, për shkak të volumit më të madh të punës.

“Sigurisht se kjo shkakton probleme, por vazhdimi ose jo i grevës nuk varet nga ekzekutivi i Kryeqytetit”, ka thënë Tahiri për “Kohën Ditore”.

Komento: