‘Diçka po zihet’, liderët shtetërorë mblidhen sërish në Presidencë

16:51 | 31 Janar 2019

Zhvillimet dramatike janë duke ndodhur në politikën kosovare. Kërkesa e SHBA-së për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës ka trazuar liderët kryesor në vend, përcjell ORAinfo.

Pas takimi të mëngjesit mes ambasadorit të Amerikës, Philipp Kosnett me presidentin Thaci, kryeministrin Haradinaj e kryeparlametnarit Veseli, nga i cili takim nuk u arrit një pajtim për heqjen e taksës, edhe në orët e pasdites është duke u mbajtur një takim mes liderëve kosovar në ambientet e Presidencës.

Siç merr vesh ORAinfo, liderët kryesorë të vendit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë mbledhur sërish për një takim në Presidencë. Aty priet të jetë prezent edhe ambasadroi amerikan.

Duket se sonte do të vendoset për të ardhmen e kësaj qeverie dhe për heqjen e taksës. /ORAinfo/

Komento: