Mozzik vjen në Mitrovicë, qindra të rinj rrezikojnë shëndetin.
Reperi Mozzik ka ardhur në Mitrovicë për të promovuar albumin e ri.
Por, kjo gjë ka shkaktuar turma të të rinjësh që kanë dalur ta presin.
“Jepi zë” ka siguruar një video ku shihen qindra të rinjë e fëmijë që në turmë e pa maska kanë dalur ta presin reperin.
Deri tash nuk ka reaguar Policia, për të shpërndarë turmën.