Vëmendje: Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

14:46 | 14 Gusht 2020

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë.

Policia Rajonale e Pejës po kërkon ndihmën e qytetarëve për prangosjen e një të kërkuari për blerje, posedim, shpërndare dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin nga Lubova e Istogut, Cenë Isenaj.

Përmes një kërkese për bashkëpunim drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e gjykatës për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim prangosjen e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.

Komento: