Vuçiq tregon për kushtin e fundit për vazhdimin e dialogut me Kosovën

14:55 | 01 Shkurt 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën finale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dërguar një mesazh për Kosovën pas takimit me ambasadorin rus, Aleksandar Çepurin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Serbia do të jetë e vendosur për paqe dhe stabilitet në të ardhmen por rikthimi në dialog me Kosovën do të ndodhë atëherë kur Prishtina ta heq vendimin e “pakuptimtë” për taksë ndaj mallrave serbe.

Gjatë takimit me ambasadorin rus, Aleksandar Çepurin, Vuçiq ka biseduar për situatën në rajon e sidomos raportin mes Beogradit dhe Prishtinës, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë, transmeton lajmi.

“Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitetit në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, ka thënë Vuçiq.

Duke folur për vizitën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Vuçiq ka thënë se ishte vizitë e “rëndësisë së madhe”, për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Komento: