Vdesin 11 persona brenda ditës nga Koronavirusi në Kosovë

15:05 | 16 Gusht 2020

Njëmbëdhjetë të vdekur brenda ditës nga Covid-19 në Kosovë.

11 pacientë kanë humbur jetën si pasoj e Covid-10 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Duke çuar kështu në 401 numrin e përgjithshëm të vdekurve.

Siç njofton IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Komento: