Prangoset pronari i lokalit ku u hasën 11 femra pa lejeqëndrim

12:22 | 17 Gusht 2020

Është prangosu pronari i lokalit ku u hasën persona pa lejeqëndrim.

Në Vushtrri është prangosur pronari i një lokali për shkak se njësitë policore së bashku me inspektorët komunal në atë lokal kishin hasur 11 femra, shtetase të Shqipërisë dhe një shtetase të Serbisë, të cilat nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë.

Ndaj tyre janë shqiptuar fletëparaqitje për mosrespektim të orarit lidhur me virusin COVID-19 dhe janë urdhëruar që të nesërmen të paraqiten në zyrat e migrimit në Prishtinë.

Ndërsa ndaj të dyshuarit, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: