Kreu i AKI-së raporton në Komision për incidentin e Karaçevës

15:07 | 17 Gusht 2020

Raportimi “top sekret” në Komision i kreut të AKI’së për incidentin e Karaçevës.

Kreu i AKI’së, Kreshnik Gashi ka raportuar sot me dyer të mbyllura para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar Fatmir Xhelili, kryetar.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Kuvendi, në këtë mbledhje, drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka raportuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Me theks të veçantë, sipas njoftimit është diskutuar për rastin e hyrjes së ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Komento: