Zhvillimet te Manastiri i Deçanit, Hoti: E kemi në traditë ruajtjen e objekteve fetare

18:10 | 17 Gusht 2020

Hoti ka folur pas zhvillimeve te Manastiri i Deçanit.

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se është në traditën e Kosovës që të mbrojë cdo rrjet kulturor e fetar, të çdo etnie e çdo feje.

Hoti është kritikuar pasi dha urdhër të ndalën punimet e rrugës Decan – Plan, duke thënë se kanë hyrë në zonën e Mbrojtur të Manastirit të Decanit.

Ai përmes një postimi në gjuhën angleze shkroi se populli i Kosovës mbron vlerat e secilës etni dhe religjioni.

“Kosova është mozaik i kulturave dhe religjioneve. Rrjetet kulturore dhe fetare të të gjitha etnive dhe besimeve në Kosovë janë vlerë e përbashkët dhe përkujtim se shoqëria jonë kanë mbijetuar me shekuj për shkak të mbrojtjes së qytetarëve të Kosovës. Kjo është një zotësi që ka rrënjet në traditën tonë” , ka shkruar Hoti.

Ndryshe, gjatë fundjavës, është rikthyer debati për tokën, që sipas një vendimi të vitit 2016 të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese, i takon manastirit të Deçanit.

Përfaqësues të Manastirit të Deçanit u ankuan se kanë nisur punimet për rrugën Deçan – Plavë, duke e konsideruar si shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjit për Zonën e Mbrojtur Speciale të Kosovës.

Pas pezullimit të punimeve nga kryeministri Hoti, ka reaguar kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se do të vazhdojnë punimet e rrugës me çdo kusht.

Komento: