Koronavirusi nuk i ndal kosovarët, edhe sot fluks i madh automjetesh drejt Shqipërisë

08:19 | 18 Gusht 2020

Kosovarët s’i ndal asgjë, edhe sot fluks i madh makinash drejt Shqipërisë.

Ndonëse Kosova po vazhdon luftën me pandeminë, qytetarët nuk i kanë lënë qejfet as këtë verë.

Pothuajse çdo ditë, e sidomos gjatë vikendeve shihet një numër i madh i makinave që nisen drejt bregdetit shqiptarë.

Ashtu ka ndodhur edhe sot, ku në një fotografi të siguruar nga Indeksonline janë parë një fluks makinash në kufirin Kosovë-Shqipëri duke shkaktuar kolona në mëngjesin e kësaj të marte.

Ndryshe, dje në vend janë raportuar edhe 129 raste të reja me Covid-19.

Komento: