Nagavci: Vetëvendosje jozyrtarisht ka mbi 31 nënshkrime për thirrjen e seancës për mocionin

18:44 | 18 Gusht 2020

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ndër arsyet kryesore pse kanë nisur procedurën për thirrjen e mocionit kundër Qeverisë ka të bëjë situatën me pandeminë.

Nagavci ka konfirmuar se deri tash zyrtarisht i kanë vetëm nënshkrimet e tyre, njofton Klan Kosova.

Por jozyrtarisht, ajo ka theksuar se ka deputetë të Kuvendit që kanë thënë se mbështesin këtë iniciativë.

“Pritshmëritë e mia janë se do të arrihet numri i nënshkrimeve. Ka deklarime jozyrtare jo vetëm nga LDK… Edhe PDK si opozitë. Natyrshëm që çdo parti opozitare do ta mbështeste një mocion kundër Qeverisë”, është shprehur Nagavci.

Komento: