
Stuhi shiu në Gjilan, vërshohen rrugët e këtij qyteti.
Pas reshjeve të mëdha të shiut, përveç në Prishtinë, edhe disa rrugë në Komunën e Gjilanit janë bllokuar.
Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime të disa pjesëve.
Në disa pamje të publikuara shihet se si është vështirësuar komunikacioni për shkak të ujit të madh në rrugë.