
VV-ja, përmes karikaturës, thotë se Vuçiq po e dirigjon kryeministrin Hoti.
Vetvëvendosje thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po e dirigjon kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin.
Vetëvendosje me anë të një postimi të bërë në Facebook ka thënë se kryeministri Hoti është duke u dirigjuar nga Aleksander Vuçiq.
Në postimin e bërë VV-ja ka publikuar edhe një karikatur ku mund të shihen Avdullah Hoti, Aleksander Vuçiq si dhe Vladimir Putin.
Ky është postimi i plotë nga VV-JA:
Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi.
Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhërat e Serbisë.
Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera.
