Reshje të mëdha të shiut në kryeqytet, vërshohet rruga në Veternik

21:13 | 18 Gusht 2020

Shiu i madh në Prishtinë, vërshohet rruga në Veternik.

Reshjet e mëdha të shiut në mbrëmjen e së martës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në kryeqytetin e Kosovës.

Shumë rrugë në Prishtinë janë vërshuar si pasojë e reshjeve.

Një prej tyre është edhe rruga nga Veterniku drejt Gjilanit, e cila sivjet u rindërtua dhe u lëshua për qarkullim në mars.

Komento: