
Dëmet të mëdha i shkaktoi era e fuqishme mbrëmë këtij lokali në Gjilan.
Mot i ligë ka mbretëruar dy ditëve të fundit në vendin tonë.
Shi i rrëmbyeshëm e me bubulima, pati veçmas gjatë orëve të mbrëmjes.

Veç bereqetit, moti, shkaktoi jo pak dëme në kultura bujqësore.
Por, erëra të fuqishme pati në Rajonin e Gjilanit. Si pasojë e erës, rrugët u vërshuan me shi, por edhe dëme të tjera në objekte.
Pamjet se si u dëmtua një lokal, i cili gjindet te Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai”.

