5 pacientë në rrezik për jetën nga Covid-19 në Spitalin e Vushtrrisë

12:54 | 20 Gusht 2020

Gjendje e rënduar në Spitalin e Vushtrrisë: 5 pacientë në rrezik për jetën nga Covid-19.

Vazhdon të jetë e rënduar situata në Kosovë sa i përket Covid-19. Në Spitalin Rajonal të Vushtrrisë tash e disa muaj po trajtohen pacientë të infektuar me Covid-19.

Për momentin atje janë duke u trajtuar 33 pacientë për koronavirus, 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 23 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Ndërsa 4 persona që janë duke u trajtuar në spital, ende nuk janë të konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka edhe staf mjekësor. Nga ta se 8 infermierë dhe 1 staf tjetër mjekësor janë të infektuar me koronavirus.

Komento: