Kryeministri Hoti thërret mbledhje të qeverisë nesër në ora 11:00

18:10 | 20 Gusht 2020

Nesër në ora 11:00 do të mbahet mbledhje e Qeverisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të nisur nga kryeministria.

“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 21.8.2020: Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim të zyrës së kryeministrit nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës.

Megjithatë, kjo është mbledhja e parë që do të mbahet në Qeveri, pasi që kryeministri për pak më shumë se dy javë ka punuar nga shtëpia pas konfirmimit pozitiv me koronavirus.

Nuk është bërë e ditur nëse nesër do të shqyrtohet marrja e masave të reja për pandeminë, apo ndonjë vendim për fillimin e vitit të ri shkollor.

Komento: