Nagavci – PDK-së: Vijat e kuqe nuk i heqim ndaj atyre që kanë kapur institucionet

21:31 | 20 Gusht 2020

Nagavci i përgjigjet PDK’së për vijat e kuqe, duke i thënë se nuk i heqim ndaj atyre që kanë kapur institucionet.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të iniciuar nga partia e saj.

Nagavci ka thënë se ftesa ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me heqjen e vijave të kuqe.

“PDK e di që për LVV gjithnjë do të ketë vija të kuqe në raport me partitë që kanë keqpërdorur dhe që kapur institucionet e që nuk kanë ndryshuar e reflektuar”, tha ajo në Rtv Dukagjini.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se kanë pritur që opozita natyrshëm ta mbështesë mocionin e Vetëvendosjes për shkak të keqqeverisjes aktuale.

“PDK ka pasur kritika të vazhdueshme për keq qeverisjen dhe zotin Haradinaj”.

Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është interes i shtetit të Kosovës jo vetëm i yni apo PDK-së.

“Ky mocion nuk po bëhet për Vetëvendosjen por që të kemi institucione që punojnë në interes të qytetarëve”, tha ndër të tjera Arbërie Nagavci.

Komento: