
Selmanaj thotë se Hyseni nuk negocion në dialog ashtu siç thotë presidenti Thaçi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj thënë se koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, nuk negocion në dialog.
Sipas Selmanajt, presidenti Thaçi e ka gabim kur thotë se Hyseni negocion.
“Hyseni është vetëm koordinator, nuk negocion ashtu siç thotë presidenti Thaçi”, është shprehur Selmanaj.
Tutje, Selmanaj thotë se Hyseni është koordinator dhe këshilltar i kryeministrit.
“Ai flet vetëm deri në një shkallë në emër të kryeministrit, nga ajo shkallë e tutje flet vet kryeministri Hoti”, ka thënë Selmanaj.