Presidenti i ri do të vijë nga PDK-ja? Selmanaj nuk e përjashton këtë mundësi

23:11 | 20 Gusht 2020

Selmanaj ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ri të vijë nga PDK-ja.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti i ardhshëm të vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk përjashtohet mundësia që presidenti të vjen nga PDK’ja”, është shprehur Selmanaj.

Tutje, ai tha se kjo çështje nuk është duke u trajtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Në politikë janë të gjitha opsionet e mundshme, megjithatë LDK’ja nuk po e trajton këtë cështje aktualisht”, ka thënë Selmanaj.

“E nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje”, shtoi Selmanaj.

Komento: