
Agim Bahtiri: Sot kam vendosur që e diela të jetë ditë pushimi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se sot ka vendosur që e diela të jetë ditë pushimi.
Sipas tij, ky vendim hyn në fuqi nga data 23.08.2020.
“Pas shqyrtimit të kërkesave nga pesëdhjetë e gjashtë biznese për caktimin e ditës së diel ditë pushimi, sot kam vendosur për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë ditë pushimi. Ky vendim hyn në fuqi nga data 23.08.2020”, ka shkruar Bahtiri.
