Sivjet lotarinë amerikane për “Green Card” e fituan 311 kosovarë

12:21 | 22 Gusht 2020

311 kosovarë fituan sivjet lotarinë amerikane për “Green Card”.

Qindra kosovarë patën fat këtë vit, ndërsa aplikuan për lotarinë amerikane.

Sipas statistikave zyrtare të DV-21, 311 kosovarë fituan sivjet këtë lotari, duke u bërë kështu automatikisht fitues të “Green Card” amerikane, shkruan lajmi net.

Numër më i madh i fituesve vijnë nga shteti fqinj i Kosovës, Shqipëria.

Atje, 3 mijë e 962 persona që aplikuan u zgjodhën si fitues të lotarisë amerikane.

Lotaria amerikane gjithnjë ka tërhequr shumë aplikues nga Kosova, pasë parasysh se fituesve u mundësohet qëndrimi dhe puna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento: