
Koronavirusi po vazhdon të përhapet në gjithë Kosovën.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, është infektuar me koronavirus, kanë bërë të ditur familjarë të tij.
Në një njoftim të familjes bëhet e ditur se gjendja e Gecit është përkeqësuar dhe me urgjencë është dërguar në Turqi.
“Të dashur miq e dashamirë, ju njoftoj që prindi im Sabit Geci ka rezultuar me COVID-19. Si për fillim gjendja e tij ka qenë stabile dhe ka filluar të trajtohet me oksigjen dhe terapi në shtëpi, pas disa ditësh iu është keqësuar situata dhe e dërguam në Infektive. Gjendja e prindit vetëm u keqësua edhe më shumë, u detyruam që me urgjencë ta dërgojmë në Turqi”, thuhet në njoftimin e familjes, që ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes nga virusi.
Ja postimi i tij:
Te dashur miqe e dashamire iu njoftoj qe prindi im Sabit Geci ka rezultuar me Covid 19.
Si per fillim gjendja e tij ka qene stabile dhe ka filluar te trajtohet me oksigjen dhe terapi ne shtepi, pas disa diteve i’u eshte keqesuar situata dhe e derguam ne Infektive.
Gjendja e prindit vetem u keqesua edhe me shume, u detyruam qe me urgjence ta dergojme ne Turqi.
Tani na ka mbetur vetem te i lutemi zotit qe gjendja e tij te permisohet dhe ta kemi afer sepse une si femije i tij e kam mungesn e tij sepse nuk e patem thuajse kurre afer .
E di dhe e njoh forcen dhe karakterin e tij shume te forte qe do te ia dal edhe kesaj radhe.
Mesazhi im eshte qe te keni kujdes sepse ky virus me te vertete ish i tmerrshem.
Babush si nuk u derzove asnjehere te lutem lufto edhe kesaj radhe sepse te presin nipat dhe mbesat dhe e gjithe familja qe te duam pafund.
