
Ka vdekur një aktivist i LDK-së.
Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të aktivistit dhe anëtarit shumëvjeçar të LDK-së, Salih Hajdini.
Beqiri thotë se Hajdini ishte veprimtar i madh e i palodhshëm, njeri i qetë bujar e fisnik.
Ja postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Me pikëllim morëm lajmin se sot ndërroi jetë aktivisti dhe anëtari shumëvjeçar i LDK-së Dega Kodra e Trimave, Salih Hajdini.
Ishte njeri i qetë, bujar e fisnik.
Veprimtar i madh e i palodhshëm, e kishim krahë të djathë për 30 vite me radhë.
Në emër të Degës së I-rë, anëtarëve dhe aktivistëve, u shprehim ngushllime të thella familjes së çmuar
Hajdini, të gjithë atyre që e njohën dhe i njohu.
U prehsh në paqe miku im Baca Salih.
I.Beqiri
