Molliqaj godet fortë LDK-në e VV-në: Për një moment ma mbushën mendjen që jemi proserbë

21:02 | 02 Shkurt 2019

Kuvendi ende është duke e shqyrtuar Projektligjin për dialogun me Serbinë.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka ironizuar me LDK-në e VV-në duke u thënë se për një moment ia mbushën mendjen ‘’se ne jemi të shitur e proserbë’’.

Por Molliqaj është shumë kurioz të shoh se çka do të bëjnë diçka për të mirën e vendit këto dy parti, në vend që të akuzojnë, shajnë e kritikojnë, siç bëjnë vazhdimisht.

‘’Për një moment ma mbushën mendjen që jemi të shtiur, proserbë. E pastaj më ra në mend se nuk është mirë me qenë pjesë e këtij grupi. Jam tuj pyet cka e kanë në plan të bëjnë këta. Unë kesh tu u bo me juve, por a dini pse su bana, se ju e keni plan vec me thanë ti je i mirë, ti i keq, une e kam ditë, qa ju thashë unë… Njeri në politikë duhet me bë vendin. Ama me tërë këtë rrezik që po e paraqitni, e shkoni në shtëpi me flejtë rahat. Nëse e keni ndërmend me pa cka keni në plan me bë, unë mundem edhe me ju bashku juve , A nëse e keni plan vec mu anku, ju rritë nera se nuk mund të bëhem me juve”, ka thënë Molliqaj.

Komento: