Në Spitalin e Vushtrrisë mbi 40 shtretër të lirë për pacientët me koronavirus

08:30 | 07 Shtator 2020

Mbi 40 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë.

Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” kanë mbetur 42 shtretër të lirë për personat e infektuar me COVID-19.

Kështu kanë bërë të ditur nga Spitali i Vushtrrisë.

Më 13 gusht, ky spital në një prononcim për Gazetën Sinjali pati thënë se gjendja ishte e rënduar dhe se numri i shtretërve të lirë ishte vetëm 13. Ndërsa tani numri i shtretërve të lirë është rritur dukshëm.

Në këtë spital janë duke u trajtuar 21 pacientë për koronavirus, prej tyre 18 janë me oksigjenoterapi.

Komento: