Presidenti Thaçi pas pak në konferencë për media, do të flas për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

10:59 | 07 Shtator 2020

Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Thaçi pas pak në konferencë për media.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të mbajë konferencë për media

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington nga kryeministri Avdullah Hoti, presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media.

Kjo është paraqitja e tij e parë, para mediave, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Megjithatë, zyra e presidentit nuk e ka treguar arsyen e thirrjes së konferencës.

“Presidenti mban konferencë në orën 11:00. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot (07.09.2020), në orën 11:00 mban konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Komento: