Aksident afër Menzës në Prishtinë, një i lënduar

16:46 | 07 Shtator 2020

Motoçikleta përplaset me një kamionetë, lëndohet një person.

Një person është lënduar pas një aksidenti afër Menzës në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamionete dhe një motoçiklete.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. ME rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Komento: