Policia flet për aksidentin në Arllat ku humbën jetën dy persona

10:51 | 08 Shtator 2020

Policia jep detaje për aksidentin në Arllat ku humbën jetën dy persona.

Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar vozitësi i kamionit i cili ishte i përfshirë në aksidentin e mbrëmshëm në fshatin Arllat, ku humbën jetën dy persona.

Sipas raportimit të policisë, aksidenti kishte ndodhur mes dy kamionëve.

Trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kurse është arrestuar vozitësi i kamionit mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: