Vëmendje: Nesër do të mbyllen këto rrugë në Prishtinë

17:09 | 08 Shtator 2020

Nesër do të mbyllën disa rrugë të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të mërkurën, disa rrugë në lagjen “Pejton” do të mbyllen për qarkullim

Kjo për shkak të punimeve të asfaltimit, ndërkaq qarkullimi do të jetë i mbyllur deri të enjten.

“Për shkak të punimeve të asfaltimit, prej nesër, e mërkurë, në ora 08:00 deri të enjten, 10 shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton” do të jenë mbyllura për trafik”, njofton Komuna e Prishtinës

Gjatë kësaj kohe ngasësit e automjeteve sugjerohen që të përdorin rrugët alternative.

Komento: