Deputeti i AAK-së, tregon se a do të hiqet taksa nesër

19:07 | 03 Shkurt 2019

Nënkryetari i dhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se taksa nuk hiqet as nesër, as pasnesër

Nitaj, ka thënë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake nuk do të hiqet gjatë javës.
Sipas tij një veprim i tillë s’do të merret as të hënën e as të martën. Kushti i Ramush Haradinajt për heqjen e taksës është njohja e Kosovës nga Serbia

Zyrtarët e AAK-së janë të bindur se nuk do të ketë vendim të shpejtë të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake pavarësisht kërkesave të ndërkombëtareve për ta bërë një gjë të tillë.
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë ka konsensus që mos të hiqet taksa. Kundër një veprimi të tillë është edhe Ramush Haradinaj, i cili ka kushtëzuar heqjen e taksës me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka kurrfarë vendimi as për të hënën as për të martën, vendimi i taksës është i qeverisë dhe i kryeministrit. Unë personalisht mendoj që vendimi ka qenë i drejt dhe Kosova duhet të jetë konsistente në mos pezullimin e heqjes së takës”, ka thënë Nitaj, për Gazetën Express.

Edhe kësaj radhe, Nitaj ka thënë se taksa nuk mund të shihet si acarim me ndërkombëtaret dhe as me amerikanët.
“Ata i kemi partner e miq të pakapërcyeshëm. Unë shpresoj që ata do të kenë më shumë mirëkuptim për insistimin tonë që të mos hiqet taksa”, ka shtuar ai.

Zyrtarët amerikanë e europianë kanë kërkuar heqjen e taksës. Madje, Shefi i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Pilip Kosnett, ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë. Ka paralajmëruar acarimin e raporteve Kosovë-ShBA nëse nuk hiqet taksa. Kërkesë sikur të amerikanëve kanë pasur edhe udhëheqësit e BE’së.
Por, Muharrem Nitaj thotë se duhet të binden aleatët e Kosovës se taksa është imponuar nga Serbia dhe nuk ishte dëshirë e Kosovës të merrej një vendim i tillë.

“Qeveria dhe lidershipi mendoj që e kanë për detyrë të provojnë t’i bindin shtetet aleatë se taksa është e impnume për shkak të agresionit politik e diplomatik që Serbia po bën ndaj Kosovës”, ka shtuar ai.
Ramush Haradinaj kishte vendosur taksën në koordinim me Kadri Veselin e Enver Hoxhajn. Këta dy të fundit kishin marrë meritat pse tarifa ndaj Serbisë kishte shkuar në 100 për qind e jo siç kishte kërkuar Haradinaj masën prej 30 për qind.

Vendimi i Qeverisë ishte marrë pasi largimit të Listës Sprksa nga Qeveria, e cila kishte mbetur me 49 deputetë.
Ramush Haradinaj dhe zyrtarët tjerë të AAK’së kanë thënë se taksa nuk hiqet pa pas njohje nga Serbia. E kanë lënë të hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje por jo heqjen e taksës. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Fatmir Limajt, Albin Kurti e Shpend Ahmeti.

Ndërsa, PDK bashke me Presidentin kanë kërkuar heqjen e taksës. Kadri Veseli ka propozuar pezullimin e taksës për 120 ditë derisa të ketë lëvizje në dialog.

Komento: