Para nisjes për në SHBA, presidenti Thaçi i shkon në takim kryeministrit Haradinaj

09:11 | 04 Shkurt 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka takuar sot presidentin Hashim Thaçi para udhëtimit të tij në SHBA.

Haradinaj në një postimi ka shkruan se takimi me presidentin Thaçi është në vazhdën e konsultimeve për agjendë shtetërore.

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA”, shkruan Haradinaj.

Ndryshe, mbrëmë Presidenti Thaçi i kishte mbledhur në shtëpinë e tij të re, për një darkë me mish e me verë, udhëheqësin e Shqipërisë; kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj; kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Takimi mes krerëve të shtetit dhe mysafirit nga Tirana vjen pas përplasjeve mes udhëheqësve të koalicionit qeverisës në Kosovë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, por edhe pas përplasjeve të vazhdueshme mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe të parit të shtetit.

Komento: