Dy plaҫkitje të armatosura në Pejë, kjo është vlera e vjedhur

20:32 | 04 Shkurt 2019

Dy plaҫkitje kanë ndodhur në qytetin e Pejës, të cilat dyshohet se janë kryer nga i njëjti person.

Plaçkitja e parë u zhvillua rreth orës 17:55 në filialin e ‘Ëestern Union’, ku i dyshuari ka arrit t’i marr viktimës rreth 4500 euro.

Ndërsa plaçkitja e dytë është zhvilluar rreth orës 18:00 në bankën ‘IUTE Credit’ në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Sot rreth orës 17:55, policia ka pranuar informacionin se afër semaforëve në Pejë, në filialin ‘Ëestern Union’, ka ndodhur një grabitje e armatosur. Menjëherë njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, në ndërkohë që është informuar edhe prokurori i shtetit”.

“Policia ka kontaktuar viktimën e cila ka qenë punëtore në këtë filial, e njëjta kë përshkruar të dyshuarin se në kokë ka pasur një kapelë, ka pasur edhe një shall të zi, rroba të zeza, ka dhënë edhe disa detaje tjera të cilat janë të nevojshme për policinë”.

“I dyshimti ka pasur armë të shkurtër dhe nën kërcënimin e armës, nga punëtorja ka kërkuar të gjitha paratë të cilat i ka pasur në kacë. Viktima deklaron se i janë grabitur diku rreth 4500 euro, mirëpo kjo shumë mund të jetë jo e saktë. I dyshimti me paratë është larguar në drejtim të panjohur”.

“Menjëherë pas pesë minutave në ora 18:00 , prapë kemi pranuar informatën se është kryer një grabitje në udhëkryqin në qendër të Pejës, rrugë kjo e cila shpien për në spital, në bankën ‘IUTE Credit’ që ndodhen në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’”.

“Sipas përshkrimit që ka dhanë viktima mund të jetë i njëjti i dyshuar, por këtu nuk ka arrit të marr para dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Njësitë policore janë kërkim të personit të dyshuar. Deri më tani nuk kemi identifikuar ndonjë person dhe janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes”.

Komento: