
Trump falënderon Ramën për mbështetjen e Marrëveshjes së Washingtonit: Zhvendoseni ambasadën në Jerusalem.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka shkruar një letër Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes kësaj letre, ai e ka falënderuar Ramën për përkrahjen e marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Klan Kosova.
“Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë”, thuhet në letër.
Pashtu Trump e ka ftuar Ramën që Shqipëria të marrë vendim për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Aviv në Jerusalem – sikur që bënë Kosova dhe Serbia.
“Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem”.