Azemi i VV-së: Shpend Ahmeti më kërcënoi, më ftoi të dal jashtë

12:18 | 02 Tetor 2020

Asamblisti i VV-së: Shpend Ahmeti më kërcënoi, më ftoi të dal jashtë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme është mbledhur Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në të cilin po diskutohet për buxhetin. Por, në këtë mbledhje pati edhe përplasje mes asamblistit të Vetëvendosjes, Egzon Azemi, dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, përmes një postimi në Facebook, thotë të jetë kërcënuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Madje, thotë se Ahmeti e ftoi edhe të dalin jashtë, por kur doli nuk e gjeti aty.

“Në Prishtinë sot po mbahet Seanca për Buxhetin. U kërcënova nga Shpend Ahmeti e më ftoi të dalë jashtë. I falënderoj të gjithë asamblistët dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dal. Por kur dola, ai s’ishte aty. I strukur si gjithmonë por tash i irrituar, sepse po i arrestohen inspektorët për korrupsion dhe po i përfundon mandati”, shkruan Azemi.

Ahmeti në një moment madje është ngritur në këmbë duke iu afruar Azemit, me ç’rast menjëherë kryesuesi ka kërkuar pauzë. Pas kësaj, Ahmeti është mbledhur me shefat e grupeve parlamentare për të diskutuar për buxhetin.

Komento: