
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është bllokuar. E shkas për këtë është bërë kërkesa e Serbisë që Asociacioni të jetë sërish pjesë e bisedimeve në Bruksel.
E për zhbllokimin e dialogut, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po e kërkon ndihmën e presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, njofton ORAinfo.
Lajçak përmes një njoftimi ka tregona çfarë ka biseduar me Thaçin.
Me anë të një postimi në Tëitter, ka treguar se e ka informuar presidentin e Kosovës për arritjet e deritanishme në dialog.
Madje, Lajçak ka thënë se Thaçi me përvojën e tij në këtë proces mund të ndihmojë shumë për të siguruar progresin e tij.
Postimi i plotë:
Kisha një video-konferencë shumë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi këtë mëngjes.
E informova për arritjet e deritanishme në dialogun Prishtinë-Beograd të ndihmuar nga BE-ja.
Përvoja e tij e gjerë në dialog mund të jetë e dobishme për progresin e mëtejshëm në procesin e ardshëm. /ORAinfo/
