
Janë nxehur gjakrat mes Shpend Ahmetit e asamblistit të VV-së, Egzon Azemit gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal.
Janë publikuar pamje nga mbledhja e sotme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pasur përplasje të ashpër me asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pasur një moment acarimi me këshilltarin komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi.
Ngjarja ka ndodhur në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës kur po hidhej në votim buxheti.
Gjatë përplasjes verbale ndërmjet dy protagonistëve janë përdorur shprehjet si: “rrenc, mangup” e emërime të tjera.